Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, përfundon në përroin e Zaranikës
Një aksident i rrezikshëm u shënua sot pasdite në Elbasan. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Fatmirësisht personat që udhetonin në këtë automjet kanë shpëtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
syri.net