Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje një fëmijë. Siç raporton korrespondentja Dhorjela Çule, nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale duke i marr jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Burimi:
opinion.al