Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç! Benz-i përplas motorin

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç! Benz-i përplas motorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç. Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga 24-vjeçari Luljan Vena, është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme. Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa dyshimet e para përqendrohen te pakujdesia e drejtuesit të automjetit, deri në pritje të ekspertizës