AKSIDENT/ MBREMJE TRAGJIKE NE DURRES

AKSIDENT/ MBREMJE TRAGJIKE NE DURRES

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 15 të Durrësit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin Xh. Zh. Për shkak të plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se edhe automjeti i përfshirë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga përplasja. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij. Qarku i Durrësit vijon të jetë ndër zonat ku regjistrohen aksidente të rënda rrugore, shpesh...