Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona, rëndohet trafiku

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona, rëndohet trafiku

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit. Sipas të dhënave paraprake, automjetet u përplasën me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë së drejtuesve të automjeteve. Për pasojë, dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën ndihmën e nevojshme. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, ndërsa efektivat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.