Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin/ Automjeti përplaset me kamion, drejtuesja dhe fëmija në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Burimi:
syri.net