Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, 2 korrik, në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh, ku një automjet tip Volkswagen Touran ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në automjet udhëtonin tre persona: drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur. Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje kritike. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e...