Aksident i frikshëm në Prrenjas-Librazhd, dy adoleshentë në gjendje të rëndë nisen drejt Traumës

Aksident i frikshëm në Prrenjas-Librazhd, dy adoleshentë në gjendje të rëndë nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Prrenjas-Librazhd, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet. Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Kthesat e Dragostunjës’, një segment rrugor i konsideruar problematik për qarkullimin dhe sigurinë rrugore. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët pas përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup. Burime paraprake bëjnë me dije se të plagosurit janë dy adoleshentë, njëri banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit, në Librazhd. Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin e...