Aksident fatal në aksin Korçë–Bilisht, makina përplas 62 vjeçarin, humb jetën rrugës për në spital
Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar mesditën e së dielës në aksin rrugor Korçë–Bilisht. Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë e Devollit. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al