Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (19 gusht) në zonën turistike të Komanit, në Shkodër. Dy mjete lundruese të llojit skafe janë përplasur me njëra-tjetrën, në afërsi të Lumit të Shalës. Siç raportohet nga informacionet e para, nga përplasja mes dy mjeteve dyshohet se kanë mbetur të plagosur rreth 8 persona, të cilët bënin lundrim për qëllime turistike. Policia pritet të japë detaje më të hollësishme pas hetimeve që do të kryejë për dinamikën dhe gjendjen e të plagosurve. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lundronin mjetet. Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre. Në...