Agravon sherri në lokal, një i plagosur me thikë, dërgohet në spital

Agravon sherri në lokal, një i plagosur me thikë, dërgohet në spital

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në zonën e Shkallnurit në Durrës. Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërkohë që deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e personave të përfshirë apo motivi i konfliktit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit.