Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan
Gjashtë zyrtarë publikë në Elbasan janë vendosur nën masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një skemë abuzimi me fondet e ndihmës ekonomike. Sipas hetimeve paraprake, nga kjo skemë i është shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 12.5 milionë lekësh të reja. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Të gjashtë të dyshuarit mbanin funksione të ndryshme, si administratorë shoqërorë, postierë, drejtues drejtorie në bashki dhe specialistë në nivel rajonal. Ata akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikim dokumentesh” dhe “hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike”. Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar në prill 2025, i cili ka...
Burimi:
javanews.al