8-vjeçari humbi këmbën pas aksidentit, familja thirrje shqiptarëve për ndihmë
Arenso Subashi është fëmija 8 vjeçar që mbeti i plagosur rëndë si pasojë e aksidentit që ndodhi një javë më parë në hyrje të Tiranës, ku autobusi i linjës së Beratit doli nga rruga dhe u përmbys në kanalin buzë saj. “Familja Sadushi dhe unë po ju drejtohemi me zemër për të kërkuar mbështetjen tuaj për kushëririn tonë të dashur 8-vjeçar, Arenso Sadushi. Ditet e fundit, ai u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik që ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi, mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën”, njofton familja e Arensos. Ai ka kaluar shumë deri më tani dhe rruga e tij drejt shërimit sapo ka filluar. Në ditët dhe javët në vazhdim vogëlushit...
Burimi:
ntv.al