“7 mijë euro/ora e helikopteri…”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

“7 mijë euro/ora e helikopteri…”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

Zjarrfikësi Alban Laçi ka analizuar situatën e zjarrit që përfshiu dje një pallat pranë QSUT, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe menaxhimit të operacionit. I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Laçi u shpreh se përdorimi i disa mjeteve dhe mënyra e ndërhyrjes lënë vend për debat, sidomos sa i përket evakuimit dhe angazhimit të helikopterit. “Pyetja që lind është: a ishte i nevojshëm evakuimi nga shkalla, autoshkalla aty? Kjo ha diskutim, sepse ky zjarr ka filluar nga pjesa e jashtme, nga fasada, dhe pastaj është futur brenda. Ato janë apartamente të izoluara dhe teknikisht nuk depërton në shkallë. Kur projektet janë projektuar, janë projektuar në mënyrë të atillë”, u shpreh ai. Sipas tij, një nga problemet më të mëdha ishte përdorimi...