’60 persona morën mjekim’/ Policia jep detaje për helmimin e kursantëve në Akademinë e Sigurisë
Plot 60 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë kanë marrë ndihmë mjekësore pas shfaqjes së simptomave të dyshuara për helmim ushqimor. Policia e Shtetit bëri me dije përmes një njoftimi zyrtar se 31 kursantë u paraqitën gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit në Repartin Infektiv të QSUT-së, me simptoma si temperaturë dhe diarre. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ata janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, edhe 29 kursantë të tjerë janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë dhe më pas janë dërguar për kontroll e trajtim në QSUT. Sipas Policisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra nga ushqimet e konsumuara nga kursantët, të cilat...
Burimi:
syri.net