3 pistoleta nga Kosova, 2 në pranga/ Goditet grupi kriminal në Maminas
Një operacion i Policisë së Durrësit ka çuar në sekuestrimin e 3 pistoletave dhe 34 fishekëve, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e armëve. Operacioni i koduar “Hallkat” u finalizua në Maminas, ku uniformat blu ndaluan një automjet që dyshohet se po transportonte armë zjarri të trafikuara nga Kosova, me destinacion të mundshëm shitjen te grupe kriminale në Shqipëri. Në pranga u vu një 34-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se ishte personi që transportonte armët. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti tre pistoleta dhe dhjetëra fishekë luftarakë. Bashkë me të u arrestua edhe një 39-vjeçare nga Prizreni, e cila ndodhej në automjet. Ajo dyshohet për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Kontrollet e policisë vijuan edhe...
Burimi:
ntv.al