19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë
Nëna e shqiptares Myrto, e cila humbi jetën tragjikisht më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për marrëdhënien me 19-vjeçaren, duke dhënë detaje tronditëse mbi vdekjen e vajzës së saj. Në dëshminë e saj për mediat greke, ajo e përshkroi Myrton si një vajzë të përulur dhe të sjellshme, e cila studionte për t’u bërë asistente mikrobiologe në një kolegj profesional në Argostoli. Ajo tregoi se një natë para ngjarjes tragjike e dinte që Myrto do të dilte për një shëtitje të zakonshme me të dashurin e saj, pa asnjë shenjë se do të ndodhte diçka e pazakontë. Duke u nisur për turnin e natës në spital, ajo pa makinën e tij jashtë shtëpisë, por nuk foli me të. “Të hënën e Pashkëve, rreth...
Burimi:
javanews.al