19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me protestuesit e arrestuar gjatë protestës së ditës së djeshme në rrethinat e Parlamentit. Sipas policisë, janë arrestuar 19 persona për goditje me sende të forta të punonjësve të policisë, dëmtuan një automjet policie dhe sulmuan deputetët. Njoftimi i policisë: Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas. Procedohen penalisht 12 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme. Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat...
Burimi:
opinion.al