15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin: Marrin modelin e më të fortit

15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin: Marrin modelin e më të fortit

Përdorimi i drogës dhe varësia nga rrjetet sociale po ndikon në rritjen e agresivitetit tek të miturit. Referuar rasteve të fëmijëve që po përballen me drejtësinë ose që janë proceduar penalisht, rezulton se minorenët në konflikt me ligjin përherë e më shumë po e promovojnë dhunën ku përfshihen. Si një prokurore që punon përditë me fëmijët, magjistratja Vitjuna Mata, pjesë e seksionit që heton këtë grup-moshë është e bindur se drejtësia është hallka e fundit që parandalon. “Ka trend në rritje të dhunës fizike dhe një trend që këtë ta shfaqin në rrjetet sociale. Kjo vjen edhe për shkak të modeleve të shoqërisë që ndjekin këta të mitur. Modeli i një personi të fortë, modeli i një personi të dhunshëm pëlqehet nga të miturit dhe...