13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar nga Italia
Arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 48-vjeçari i dënuar me 13 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit nga Gjykata e Apelit të Napolit në nëntor të 2021-shit me 13 vite burg për veprat penale të sipërpërmendura. 48-vjeçari Bekim Nikolli në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll. “Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim...
Burimi:
javanews.al