1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin e aksidentit: Një fëmijë mbërriti pa shenja jete, por u rikthye falë ndihmës mjekësore
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës Berat-Tiranë u përmbys. Sipas bluve, 1 person ka humbur jetën, më konkretisht shoferi i autobusit, 36 vjeçari me iniciale R.H. Ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të lënduar, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor. Njoftimi i policisë: Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga...
Burimi:
vizionplus.tv