Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në…

Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në…

Të ardhurat nga kripto asetet pritet të kontrollohen nga administrata tatimore. Në Shqipëri është hartuar një kuadër i posacëm ligjor për tregun e kripto aseteve, që synon identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal. Gjithashtu ka në fokus shkëmbimin automatik të këtij informacioni ndërmjet autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Me projektligjin e nxjerr për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit. Efektet e këtij ligji specifikohet që fillojnë në ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përcaktohet si autoritet kompetent për administrimin e sistemit...