KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje! më shumë mandate se 3 partitë e opozitës bashkë…

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje! më shumë mandate se 3 partitë e opozitës bashkë…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre. Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 53 mandate. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse.Në mbledhjen e KQZ-së, e mbajtur paraditen e së mërkurës, kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se vetëm në listën e deputetëve të Aleancës ka ndryshime, pasi dy deputetë të zgjedhur kanë hequr dorë nga mandati. Për rrjedhojë, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.Post...