Korriku, “boom” lëvizjesh turistike/ Mbi 2 milionë pasagjerë nga deti dhe ajri
Korriku, muaji që tradicionalisht shënon kulmin e sezonit turistik, është shoqëruar me një fluks lëvizjesh në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit dhe portet kryesore të vendit. Vetëm përmes këtyre pikave ajrore dhe detare kanë kaluar mbi 2.05 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave zyrtare, Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”ka regjistruar mbi 1.8 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik, ndërsa numri i fluturimeve ka arritur në rreth 9 500. Shifrat tregojnë ritmin e lartë të trafikut ajror gjatë periudhës së pushimeve verore. Fluks i konsiderueshëm është regjistruar edhe në portet detare. Në Portin e Durrësit, pika më e madhe detare e vendit, kanë kaluar rreth 111 mijë pasagjerë dhe mbi 40 mijë automjete, duke reflektuar lëvizjet e shumta me tragete. Ndërkohë, Porti i Sarandës, i cili gjatë...
Burimi:
ntv.al