Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës
Zjarri i rënë midis fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar si pasojë e erës së fortë. Aktualisht në terren po punojnë forca të Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive. Ndërkohë janë organizuar dhe janë duke shkuar drejt zonës edhe forca të tjera mbështetëse, me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.
Burimi:
sot.com.al