‘Korbat dhe sorrat janë në Kryeministri’, i moshuari akuza Ramës në ditën e 56-të të revoltës: Na dhunoi në protestë!

‘Korbat dhe sorrat janë në Kryeministri’, i moshuari akuza Ramës në ditën e 56-të të revoltës: Na dhunoi në protestë!

Dita e 56-të e protestës në bulevard mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh që u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”. Një i moshuar denoncoi kryeministrin Rama dhe Policinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës te Parlamenti. “Fjalimin e kryeministrit e dëgjova, ai t’i përgjigjet një 78-vjeçarit që e plagosi atje, me goditje, me dhunë atje te protesta. Por fjalimet e tij, do marrë patronazhistët e tij, i droguar, sa herë të na dhunojë aq herë do protestojmë. Protestojmë për pensionet, spitalet dhe për të gjitha padrejtësitë që po na bëhen”, tha ai mes të tjerash. I moshuari i bëri thirrje kryeministrit që të largohej sa më parë. Teksa iu përgjigj për fyerjet dhe sharjet ndaj protestuesve. Ai tha se Rama është i lidhur...