Kontrolle të përbashkëta Shqipëri-Itali në Durrës, verifikohen lokalet për respektimin e orarit të muzikës

Kontrolle të përbashkëta Shqipëri-Itali në Durrës, verifikohen lokalet për respektimin e orarit të muzikës

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet në terren gjatë sezonit turistik veror, në bashkëpunim me partnerët e Policisë Italiane, me fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat bregdetare. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, së bashku me Stacionet e Policisë Golem dhe Plazh, kanë zhvilluar patrullime dhe kontrolle në zonat e identifikuara me risk për ndotje akustike. Gjatë aksionit janë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura në qytetin e Durrësit, Golem dhe zonën e Plazhit. Sipas Policisë, matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Njoftimi: Patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me partnerët italianë në kuadër të planit të shërbimit për sezonin turistik veror. Kontrolle për nivelin e zhurmës dhe respektimin e orarit të aktiviteteve me muzikë....