Konsullata në Shkodër dhe Bujanoc? Reagon ministri Hoxha: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Konsullata në Shkodër dhe Bujanoc? Reagon ministri Hoxha: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas deklaratës së homologut serb, Marko Gjuriç, për një marrëveshje në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Përmes një reagimi publik, Hoxha sqaroi se Shqipëria synon hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pasi të ketë dakordësi të plotë mes dy vendeve për të gjitha aspektet e procesit. Postimi i ministrit Hoxha: Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat. Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka...