Konflikti i Rrjollit, SPAK heton zyrtarë, ish-zyrtarë dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë
Konflikti i tokës në Rrjoll për ndërtimin e resortit turistik te Bashkim Ulajt ka përfunduar në SPAK. Por këtë të enjte kjo temë u debatua ashpër edhe në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, ku njeri nga pronarët e tokës në Rrjoll, akuzoi se tjetërsimi i tokës për 1.5 milionë dynym që gjykata në Shkodër ia ka kaluar ish-drejtorit të Hipotekës, po hetohet nga SPAK. Ndër të tjera aty u përmenden emra gjyqtarësh të gjykatës së lartë se kanë fut duart në tokën e Rrjollit. Por mësohet se SPAK po heton intensivisht këtë dosje të Rrjollit, pasi dalin emra zyrtarësh lokalë e qendrorë, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë, drejtues të Hipotekës, oligarkë dhe një emër nga gjykata e lartë.
Burimi:
kohajone.com