Konflikt mes dy familjeve për pronësinë në Pukë, plagosen dy persona, arrestohen babë e bir

Konflikt mes dy familjeve për pronësinë në Pukë, plagosen dy persona, arrestohen babë e bir

3 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë nën hetim për konfliktin e pronësisë mes dy familjeve në Pukë. Policia ka arrestuar babë e bir nga familja Shkreli dhe një 34-vjeçar nga familja Istrefi. Nga konflikti me sende të forta e mjete të mprehta, pati dy të plagosur që janë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë (fqinjë), pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të...