Konflikt me sende të forta midis fqinjëve, dy të plagosur dhe tre të arrestuar

Konflikt me sende të forta midis fqinjëve, dy të plagosur dhe tre të arrestuar

Një konflikt midis pesë personave, fqinjë, i cili dyshohet të ketë pasur motive pronësie, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dedaj të Pukës, ku janë arrestuar 3 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Isa Shkreli, 67 vjeç, Fatjon Shkreli, 36 vjeç, djali i 67-vjeçarit, dhe Gramoz Istrefi, 34 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë: P. I., 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, F. I., 43 vjeçe, motra e shtetasit G. I. Ndërkaq, burimet konfirmojnë se si pasojë e konfliktit kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë i policisë:...