Konferenca e 8 Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Holanda: Miratimi i IBAR si inkurajim, mospengimi i drejtësisë, konsolidim..

Konferenca e 8 Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Holanda: Miratimi i IBAR si inkurajim, mospengimi i drejtësisë, konsolidim..

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka deklaruar se miratimi i pikave të referimit të ndërmjetme (IBAR) në grupin e kapitujve ‘Themeloret’ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por njëkohësisht edhe një mesazh të qartë inkurajimi për vijimin e reformave. Në deklaratën e bërë publike me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori Vos përgëzoi qytetarët shqiptarë, institucionet dhe sistemin e drejtësisë për progresin e arritur, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe se Holanda mbështet fuqishëm integrimin e saj në BE. Sipas tij, forcimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja e të drejtave themelore dhe konsolidimi i demokracisë pluraliste janë elemente thelbësore të vlerave europiane, ndërsa progresi në kapitujt ‘Themeloret’...