Komisioni ‘Xhafaj’ kritika KLP: Nga sistemet më të dobëta të drejtësisë! Mbi 100 vakanca, kërkoni 12 prokurorë
Teksa puna e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kaloi nën ‘lupën’ e komisionit ‘Xhafaj’, kritikat u nënvizuan fort nga kryetari i tij. Për Fatmir Xhafajn, KLP mbetet një nga sistemet “më të dobëta” të drejtësisë, pavarësisht përmirësimit. “Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj. Vakancat, të përmendura nga kryetarja e KLP, Mirela Bogdanin, si “shumë të larta”, ishin një tjetër pikë kritike për Xhafajn. “Keni...
Burimi:
sot.com.al