Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

Policia e Shtetit ka nisur një hetim për atë që dyshohet se është një fushatë e koordinuar në rrjetet sociale për të dëmtuar reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, deklaroi se deri tani janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë, të cilat po verifikohen nga strukturat e specializuara. Sipas Hitajt, këto llogari “dyshohet se kanë publikuar në masë komente dhe vlerësime negative me qëllim krijimin e perceptimit të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.” Ai bëri të ditur se nga analiza paraprake rezulton se “mbi dhjetë mijë llogari në rrjete sociale kanë modele aktiviteti të dyshimtë”, ndërsa sqaroi se një pjesë e tyre janë krijuar rishtazi për këtë...