Kolegjet e Bashkuara shpallin vendimin për masat e sigurisë, kufizohet praktika për ‘arrestin me burg’
Gjykata e Lartë e Shqipërisë, ka shpallur vendimin për unifikimin e praktikës mbi masat e sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme në mënyrën e aplikimit të “arrestit në burg”. Në bazë të këtij vendimi, do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’ për gjykatën, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën. Sipas vendimit, gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”. Në lidhje me rrezikshmërinë, Kolegjet theksojnë se gjykatat duhet të bëjnë një analizë të plotë të personalitetit të personit, rrethanave dhe sjelljes së tij. Vendimi: Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet...
Burimi:
top-channel.tv