Kokainë, diamante dhe kontrabandë në Durrës, 3 të arrestuar dhe 5 nën hetim

Kokainë, diamante dhe kontrabandë në Durrës, 3 të arrestuar dhe 5 nën hetim

Policia e Durrësit ka finalizuar dy operacione, duke goditur raste të shpërndarjes së drogës, kontrabandës së mallrave, mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacioneve të koduara “The hill” dhe “Transportimi”, u vunë në pranga 3 shtetas, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan doza kokaine dhe cannabis, 4 gurë të dyshuar diamantë, shuma parash në euro dhe lekë, 1 automjet si dhe 12 celularë. Njoftimi: Finalizohen 2 operacione nga strukturat e DVP Durrës dhe të Policisë Kufitare Durrës. Goditen raste të:shitjes së lëndëve narkotike;kontrabandës së mallrave;mosdeklarimit të sendeve me vlerë;ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen lëndë narkotikë Kokainë dhe Cannabis Sativa; 4 gurë të dyshuar të...