“Koka” e Belinda Ballukut pazari i Edi Ramës me BE për IBARI-n, 32 kushtet europiane pritet të sjellin ndryshime të…
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duket se ka mbetur përfundimisht peng i 32 kushteve të prera të vendosura nga Brukseli. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE e mbajtur dy ditë më parë zhveshi totalisht propagandën e qeverisë, duke e përballur Tiranën zyrtare me një realitet tejet të ashpër. Evropa kërkon me ngulm rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe respektimin e plotë të pavarësisë së SPAK-ut. Mburoja politike ndaj zyrtarëve të lartë duhet të bjerë menjëherë, përndryshe procesi i anëtarësimit të vendit rrezikon të bllokohet pa afat. Ky mesazh i prerë shihet si një goditje direkte ndaj mbrojtjes që Partia Socialiste po i bën ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut. Ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës po hetohet në mënyrë mjaft intensive...
Burimi:
sot.com.al