Kodi zgjedhor/ Duka: Pragu 4% rrezikon të zhdukë partitë e vogla nga Parlamenti, zgjidhje do të ishte nëse…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në nje interviste televizive, ka shprehur shqetësimin e tij për pragun elektoral 4%, duke deklaruar se sistemi aktual i detyron partitë e vogla të futen në aleancë me forcat e mëdha politike. Sipas Dukës, ky prag është i vështirë për t’u arritur nga partitë e vogla dhe mund të sjellë zhdukjen e disa prej tyre nga përfaqësimi parlamentar. Duka theksoi se vendi ka nevojë për një kod zgjedhor më të drejtë dhe më përfaqësues, ku qytetarët të kenë qartësi për votën e tyre dhe rezultatin që merr çdo forcë politike. Ai iu referua edhe qëndrimeve të partive të tjera të vogla, duke përmendur Partinë Mundësia, e cila sipas tij ka deklaruar se problemet e zgjedhjeve nuk...
Burimi:
sot.com.al