KLSH “gozhdon” Ministrinë e Kulturës dhe zbardh aferën financiare, ja si Blendi Gonxhja bëri restaurime e pagesa…

KLSH “gozhdon” Ministrinë e Kulturës dhe zbardh aferën financiare, ja si Blendi Gonxhja bëri restaurime e pagesa…

Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit që duhet të garantojë zbatimin e ligjit, përballet vetë me gjetje të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH-). Prej shtatorit 2025, kjo Ministri drejtohet nga z. Blendi Gonxhja, i cili shpesh është prezantuar edhe si një prej zërave më kritikë ndaj sjelljeve antiligjore. Por gjetjet e auditimit të KLSH-së ngrenë pikëpyetje pikërisht mbi zbatimin e ligjit nga institucionet që kanë përgjegjësinë për administrimin dhe mbrojtjen e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Në një kohë kur qytetarët përballen me masa administrative dhe penalizime për punime pa leje, raporti i KLSH-së evidenton se edhe në projekte publike të lidhura me objekte të rëndësishme kulturore janë konstatuar punime pa leje të vlefshme, ndryshime të paargumentuara të projekteve dhe mungesë e miratimeve të...