Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në fshat, përfundojnë në pranga dy persona në Fushë Krujë
Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Krujë ditën e sotme, nën dyshimin se kishin kultivuar bimë narkotike në një parcelë në fshatin Zgërdhesh. Në pranga ranë 52 vjeçari Kastriot Bazja dhe 54 vjeçari Astrit Seferi , të dy banues në Fushë Krujë. Sipas Policisë, të dy kanë precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Arrestimi u bë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Kushtet”, i zhvilluar pas një hetimi me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, Sipas Policisë, dy të dyshuarit u kapën në parcelën ku kishin kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit u konstatua gjithashtu se ata po përgatiteshin të kultivonin edhe bimë të tjera në të njëjtin parcelë....
Burimi:
sot.com.al