Kisha Katolike u del në krah banorëve të Baks-Rrjollit, organizon “Udhën e Kryqit”

Kisha Katolike u del në krah banorëve të Baks-Rrjollit, organizon “Udhën e Kryqit”

Prej rreth 20 ditësh banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë e të kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik. Të gjendur në protestë kundër zaptimit të pronave të tyre, banorët e Baks-Rrjollit në bashkëpunim me kishën katolike kanë organizuar “Udhën e Kryqit’, një ritual që kryhet në periudhën e Kreshmeve, duke i paraprirë Pashkës. Banorët e Baks-Rrjollit teksa kujtuan sakrificën e Jezu Krishtit u lutën për qetësi dhe drejtësi. Nga ana e tyre, drejtues të kishës katolike në Shkodër i bëjnë thirrje autoriteteve të drejtësisë të veprojnë me përgjegjshmëri. ANALIZA Prej javësh në Baks-Rrjoll nuk po zhvillohet thjesht një konflikt lokal për një resort turistik. Ajo që po ndodh është një nga ato përballje që përsëriten në Shqipëri: përballja mes zhvillimit të shpejtë turistik dhe të...