“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Vlorës ka çuar në arrestimin në flagrancë të pesë personave, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pranga ranë tre shtetas nga Lezha, të moshave 20, 20 dhe 23 vjeç, si dhe dy shtetas italianë, përkatësisht 42 dhe 37 vjeç, banues në Romë dhe Palermo. Operacioni policor, i koduar “WEST”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e strukturave operacionale. Të dyshuarit u ndaluan në zonën e Zvërnecit. Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të...
Burimi:
gijotina.com