Kështjellë 2.6 mln euro dhe mbi 2 mln euro në llogari/ SPAK: Do sekuestrohen pasuria e Ermal Beiqirit

Kështjellë 2.6 mln euro dhe mbi 2 mln euro në llogari/ SPAK: Do sekuestrohen pasuria e Ermal Beiqirit

SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të aferës së AKSHI-t, duke bërë të ditur edhe pasuritë me vlerë miliona euro që ai disponon në Francë. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme deklaron se gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet franceze janë identifikuar disa asete që dyshohet se kanë origjinë kriminale dhe për të cilat është kërkuar sekuestrimi. Sipas SPAK, bëhet fjalë për llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një kështjellë në departamentin e Oise, e blerë rreth 2.6 milionë euro, si dhe mjete të tjera motorike. Për këto pasuri, autoritetet shqiptare i kanë dërguar kërkesë për ndihmë juridike Francës, me qëllim vendosjen e masës së sekuestros,...