Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka zbardhur detajet mbi arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t. Sipas SPAK, ndaj Beqirit po zhvillohen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera publikë, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, si edhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas SPAK, në dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit “arrest në burg”. Pas mosarrestimit të tyre në Shqipëri, SPAK kërkoi shpalljen në kërkim ndërkombëtar përmes Interpol Tirana,...
Burimi:
ntv.al