Këshillat/ Vapa shton virozat te fëmijët, mjekët: Rritje e rasteve me temperatura dhe infeksione gjatë verës

Këshillat/ Vapa shton virozat te fëmijët, mjekët: Rritje e rasteve me temperatura dhe infeksione gjatë verës

Nisja e sezonit veror dhe rritja e temperaturave ka sjellë shtim të numrit të fëmijëve që paraqiten te mjeku për ndihmë mjekësore. Sipas mjekes Anila Sevdari, frekuentimi i plazheve, pishinave dhe aktiviteteve në grup po shoqërohet me viroza sezonale dhe probleme të lëkurës te të vegjlit. “Kemi problemin e virozave që i takon rrugëve respiratore të sipërme, dhe sidomos të dermatiteve virale që janë të lëkurës, të cilat janë të lidhura ngushtë me ekspozimin në diell dhe frekuentimin e pishinave dhe qëndrimin për kohë të zgjatur në rërë dhe det. Për mjekë mund të shkojnë edhe në 40 raste në ditë, paradite ka më shumë fluks se pasdite”, tha ajo per abcnews.al. Mjekët thonë se simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë, hunda të...