Kërkoj falje për gabimet/ Lëkundja e themeleve të udhëheqjes së Infantinos, pas pendesës mbetet kreu i FIFA-s
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar falje për mënyrën se si u promovua projekti FIFA Forward Enterprise (FFE), por ka ruajtur besimin e drejtuesve të organizatës, të cilët konfirmuan mbështetjen e tyre gjatë mbledhjes së bordit në Rabat të Marokut. Pas takimit, FIFA bëri të ditur se bordi drejtues dhe sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom riafirmuan besimin ndaj Infantinos. Në një letër të përbashkët drejtuar 211 federatave anëtare, dy drejtuesit pranuan se gjatë prezantimit të projektit janë bërë gabime procedurale, kërkuan ndjesë dhe garantuan se situata të tilla nuk do të përsëriten. Projekti FIFA Forward Enterprise synonte të siguronte investime private në kompeticionet kryesore të organizatës, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra. Sipas raportimeve, në kuadër të kësaj nisme ishte propozuar që...
Burimi:
ntv.al