Kërcënoi se do shpërthente një bombë në Rinas nëse Shqipëria nuk e njihte Kosovën si Serbi, SPAK përfundon hetimet ndaj 44-vjeçarit rus
SPAK përfunduar hetimet ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit. Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Sipas SPAK, në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në...
Burimi:
top-channel.tv