Kërcënohet sërish pronari i “MCN”, Ferdinand Dervishi: Shteti hesht i gjithi!
Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë me dije se pronari i MCN TV është kërcënuar sërish, në një kohë kur ende nuk janë zbardhur autorët e incidentit të ndodhur më 10 mars në Tiranë, ku CEO i MCN TV, Endri Meksi, u përball me tre persona të maskuar pranë ambienteve të medias. Sipas tij, përsëritja e një ngjarjeje të tillë, ndërkohë që rasti i parë është ende nën hetim, ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe funksionimin e shtetit ligjor. Dervishi shtron publikisht pyetjen se si është e mundur që Policia e Shtetit nuk ka marrë masa për të garantuar mbrojtjen e ambienteve të MCN TV dhe të vetë Endri Meksit, duke mos vendosur as një patrullë policie në një moment kur rreziku konsiderohet i lartë. Ai...
Burimi:
sot.com.al