“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste

“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste

Ish-zëvendësministrja e Financave dhe ish-drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj një ditë më parë kritikoi dhe analizoi deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj sa i përket zhvlerësimit të euros por dhe parave të ardhura në vendin tonë nga turizmi. Mjaftoi ai postim që një “sherr” virtual të hapej mes dy ish-kolegeve dhe dy ish-mikeshave, Delina Ibrahimajt dhe Irena Beqirajt. Ibrahimaj iu përgjigj Beqirajt me një analizë të gjatë, ku përtej shifrave dhe argumenteve ekonomike, nuk munguan as thumbimet personale. Ibrahimaj la të kuptohej se kritikat e ish-zëvendësministres nuk buronin nga një analizë e ftohtë profesionale, por nga “mllefi”. “Ah Irena, 8.5 miliardët nuk i gjen “botanika”. I gjen aritmetika.E dashur Irena, uroj të jesh mirë me shëndet, se u...