“Kemi edhe turistë të shtirur”/ Rama vijon sulmet ndaj protestuesve: Kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë…

“Kemi edhe turistë të shtirur”/ Rama vijon sulmet ndaj protestuesve: Kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë…

Disa turiste me origjinë nga Irani i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”. “Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë. Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, shkruan Rama.